BEJRUT, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Rebelët sirianë kanë avancuar në rajonin qendror të Hama, duke u përpjekur të neutralizojnë një aeroport ushtarak të përdorur nga avionët e regjimit për të bombarduar bastionet e tyre, njoftoi sot një komandant rebel dhe një OJQ.
"Rebelët tashmë ndodhen vetëm nëntë kilometra nga aeroporti ushtarak i Hama, që duan ta nxjerrin jashtë funksioni", theksoi drejtori i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Nejriut (OSDH), Rami Abdel Rahmane.
Sipas një komandanti rebel që quhet Hassan, "ky aeroport është i rëndësishëm pasi regjimi fabrikon aty fuçitë me eksploziv dhe i përdor për të kryer bombardime në zonat rebele".
Fuçitë me eksploziv, përdorimi i të cilave është dënuar nga organizatat e të Drejtave të Njriut pasi këto nuk bëjnë dallim mes objektivave civilë dhe ushtarakë, kanë vrarë me qindra civilë, kryesisht në zonat rebele të provincës separatiste të Alepos./
/G.S/
/Shqiptarja.com