Rebelët sirianë kanë rrëmbyer katër paqeruajtës të OKB-së. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i OKB. Grupi rebel i njohur si “Brigada e martirëve” mori përgjegjësinë për këtë akt.

Ata thanë se paqeruajësit u ndaluan për sigurinë e tyre pas përleshjeve që shpërthyen në zonën midis Sirisë dhe Golan.

Grupi rebel e bëri këtë njoftim në faqen e tij në facebook, ku publikuan dhe një foto të paqeruajtësve të veshur me antiplumb në të cilën shkruhej “Filipinët”.

Një zëdhënës i OKB, Kieran Dëyer tha se “po bëhen përpjekje për të liruar paqeruajtësit”.

(v.gj/shqiptarja.com)