DAMASK - Rebelët refuzojnë propozimin e Rusisë për të patur një zgjidhje diplomatike të krizës siriane.
Kreu ushtarak i ESL, gjenerali Selim Idriss, në një deklaratë të regjistruar në një video dhe të përhapur në Youtube, ka refuzuar projektin e propozuar nga Rusia, për të vënë nën kontrollin ndërkombëtar armët kimike të regjimit të Assad-it.
RUSI - "KOMERSANT": PLANI RUS PËR ARMËT KIMIKE NË SIRI PËRMBAN KATËR ETAPA
Plani për vënien nën kontroll të armëve kimike në Siri, që iu paraqit nga Rusia Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmban katër etapa, e para ndër të cilat është anëtarësimi i Damaskut në Organizatën pët Ndalimin e Armëve Kimike, njoftoi sot e përditshmja ruse "Kommersant".
Sipas së përditshmes, ky plan i detajuar iu dërgua palës amerikane të martën, ndërkohë që Moska u shprej një ditë më vonë për këtë fakt.
"Etapa e parë e planit parashikon anëtarësimin e Damaskut në Organizatën e Ndalimit të Armëve Kimike", citoi një burim diplomatik për të përditshmen "Kommersant".
Pas kësaj, në etapën e dytë, Siria duhet të tregojë vendndodhjen dhe vendin e prodhimit të arsenalit kimik.
Etapa e tretë konsiston në autorizimin e inspektorëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike për të hyrë në Siri e për analizimin e arsenalit.
Së fundi, etapa e katërt do të konsistojë në vendimmarrjen e duhur në bashkëpunim me inspektorët për mënyrën e shkatërrimit të armëve.
Sipas së përditshmes "Kommersant" nuk është vendosur ende pala që do të ngarkohet me shkatërrimin e armëve, pa përjashtuar mundësinë që SHBA dhe Rusia ta bëjnë këtë bashkarisht. "Kommersant" shprehet se bisedimet me Rusinë pas marrjes së një kopjeje të planit në fjalë, u kërkuan nga SHBA, informon ata.
LUFTANIJET AMERIKANE NE MESDHE
Nga ana tjetër luftanijet amerikane në Mesdhe janë në gatishmëri për ndërhyrje ndaj regjimit sirian nëse presidenti, Barack Obama jep urdhër, deklaroi një zyrtar i lartë i marinës amerikane, informon AFP. Edhe pse Uashingtoni ka përjashtuar për momentin mundësinë e çdo ndërhyrjeje ndaj Damaskut në kërkim të një rrugëzgjidhjeje diplomatike, sekretari amerikan i Marinës, Ray Mabus rikujtoi se luftanijet amerikane të pajisura me raketa ndodhen ende në Mesdheun lindor.
"Ju garantoj që nëse na jepet urdhëri të godasim do ta bëjmë këtë fort dhe shpejt", deklaroi Mabus."Ashtu si tha edhe presidenti, sulmi do të jetë i shënjestruar dhe do të synojë reduktimin e kapaciteteve të regjimit të Assadit", shtoi ai, informon ATA.
Pak ditë më parë përmes ministrit të Jashtëm të saj, Sergei Lavrov, Rusia i kërkoi Sirisë të vërë armët kimike nën " kontrollin ndërkombëtar " me qëllimin shmangien e ndërhyrjes ushtarake amerikane
Redaksia online
(ElVANA BILAI/ ATA/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com