Siri, regjimi i presidentit
Assad vret civilë e pelegrinë

Siri, regjimi i presidentit <br />Assad vret civilë e pelegrinë
SIRI - Forcat rebele pro qeveritare kanë goditur sërish në Siri duke konfiskuar pjesë të kapitalit ekonomik të vendit e duke vrarë civilë e pelegrinë, ndërsa u përpoqën të lëviznin në brendësi të qytetit historik.

Në provincën Hamas, të paktën 30 pelegrinë u vranë pranë një xhamie teksa besnikët e al-Assad ngritën një postobllok në afërsi të xhamisë dhe filluan të qëllojnë pandalim drejt turmës së besimtarëve.

Avionët luftarakë dhe helikopterë sulmuan në lindje të qytetit, ndërsa raportet flasin për mijëra trupa ushtarake që janë vënë në lëvizje për të mposhtur kërcënimin.

Artileri të rënda goditën lagjet e Aleppos, ndërsa civilë të vdekur e të plagosur u dërguan në spitalet dhe klinikat e improvizuara. Kostoja njerëzore e këtij konflikti vazhdon të rritet.

Në Uashington sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, sugjeroi se territoret e marra nga rebelët mund të rezultojnë strehë e sigurt për një bazë veprimi të mëtejshme të opozitës.

Sipas aktivistëve të opozitës, të paktën 130 njerëz kanë vdekur në gjakderdhjen e së mërkurës në të gjithë Sirinë, duke përfshirë 20 njerëz në Aleppo.
(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij