SIRI - Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut ka rifilluar sot, më 7 janar, fluturimet ndërkombëtare pas një periudhe të gjatë pezullimi që nga dhjetori, kur rebelët morën pushtetin. pas rrëzimit të regjimit të Assad.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve Sana, e cila raportoi se infrastruktura e aeroporteve të Damaskut dhe Alepos është rehabilituar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.
"Ne sigurojmë kompanitë ajrore ndërkombëtare dhe arabe se tani jemi gati të mirëpresim avionë nga e gjithë bota," theksoi një zyrtar sirian.
Fluturimet e brendshme tashmë kanë rifilluar, dhe avionët e ndihmës ndërkombëtare kanë filluar të ulen në vend. Gjithashtu, Qatar Airëays ka njoftuar rikthimin e fluturimeve drejt Damaskut duke filluar nga sot, pas një pezullimi që ka zgjatur për afro 13 vjet.
Ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm për lidhjet ajrore të Sirisë me botën pas një periudhe të gjatë izolimi.