/ATSH-AFP-ANSA/ - Të paktën 295 persona, pjesa më e madhe e të cilëve xhihadistë dhe trupa qeveritare të regjimit sirian, humbën jetën gjatë ofensivës së ISIS-it për marrjen e qytetit të Palmirës, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Humbën jetën 123 trupa qeveritare, 115 xhihadistë dhe 57 civilë", tha OSDH-ja.
"Ushtria eliminoi grupet xhihadiste në Al Ameriyeh, në veri të Palmiras", tha guvernatori i provincës së Homsit.
"Rrënojat antike nuk u shkatërruan", theksoi ai