DAMASK - Të paktën 39 personave humbën jetën të shtunën në Siri, në atë që duhej të ishte dita e dytë e armëpushimit të kërkuar nga OKB-ja. E pohojnë Komitetet Vendore të Koordinimit të opozitës, që theksojnë se bilanci është provizor. I njëjti burim shtoi se luftimet mes palëve kanë vazhduar edhe sot, sidomos në periferi të Damaskut dhe Alepos.
Një grup rebelësh sirianë kanë njoftuar se kanë “arrestuar” një gazetar libanez, Fidaa Itani, duke pohuar se “puna e tij nuk përputhet me revolucionin sirian”. Grupi në fjalë siguroi se shpejt ai do të lirohet. Mesazhi i rebelëve të rajonit Azaz, në veri të Sirisë pranë kufirit me Turqinë, zonë e kontrolluar nga opozita e armatosur, është publikuar në Facebook, bënë të ditur mediat ndërkombëtare.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com