Forcat ruse në Siri deklaruan se do të ndërpresin çdo veprim ushtarak për tre orë në ditë në Alepo në mënyrë që të lejojnë futjen e ndihmave humanitare. Por Kombet e Bashkuara thonë se është shumë e vështirë për të ndihmuar civilët të cilët kanë mbetur të bllokuar. Sipas tyre  3 orë nuk do të mjaftonin  dhe se do të nevojiteshin  të paktën pushime 48 orëshe .

Nga ana tjetër duke patur parasysh sulmet e shumta ndaj spitaleve  29 mjekë  kanë firmosur një letër ku i kërkojnë presidentit Obama që të imponojë një zonë ndalimi fluturimesh mbi Alepo në mënyrë që tu jepet fund bombardimeve. 

"Bota vazhdon dhe thotë sa e ndërlikuar është gjendja në Siri dhe nuk bën thuajse asgjë për të na mbrojtur. Nuk kemi nevojë për lot apo dhembshuri, por na duhet ndalimi i bombardimeve në lindje të Alepos dhe masa ndërkombëtare që qyteti të mos jetë i rrethuar“, shkruhet në letrën e mjekëve.

Redaksia online
Shqiptarja.com