Siri/ SHBA nuk do të tërheqë të gjitha trupat amerikane siç deklaroi Trump më parë, 200 qëndrojnë

Siri/ SHBA nuk do të tërheqë të gjitha trupat amerikane siç deklaroi Trump më parë, 200 qëndrojnë

foto ilstruese

Shtetet e Bashkuara deklaruan përmes zëdhënëses të  Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders se kanë vendosur të mos i tërheqin të gjithë ushtarët amerikanë nga Siria por 200 prej tyre të qëndrojnë.

Gjithashtu Donald trump u shpreh përpara gazetarve se vendimi nuk përbën ndryshim të qëndrimit të tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Siri ndodhen rreth 2000 trupa amerikanë ku ndër to 400 do të vazhdojnë të rrinë akoma, ndërsa pjesa tjetër do të kthehet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u tha gazetarëve se ka vendosur të lërë një sasi trupash amerikanë në Siri, ndonëse në muajin dhjetor të vitit të kaluar kishte urdhëruar që të tërhiqeshin të gjithë.

Duke folur para gazetarëve, Trump shpjegoi se vendimi nuk përbën ndryshim të mendimit të tij për tërheqjen dhe se nga rreth 2000 trupa, vetëm 400 do të vazhdojnë misionin e tyre në Siri, ndërsa pjesa tjetër do të kthehen.

Trupat amerikane që do të mbeten në Siri, do të jenë të ndarë midis një zone të sigurt përgjatë kufirit verilindor me Turqinë dhe bazës ushtarake amerikane në Tanf, pranë kufirit me Irakun dhe Jordaninë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore