/ATSH-AFP/ - Të paktën shtatë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një autobusi në qendër të kryeqytetit sirian, Damask, theksoi një OJQ.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) nuk ka mundur të japë menjëherë shkaqet e këtij shpërthimi të ndodhur në qendër të Damaskut.

Agjencia zyrtare e lajmeve "Sana" njoftoi për një bilanc prej katër të vdekurish dhe 19 të plagosurish duke përmendur një shpërthim terrorist në një autobus që transportonte udhëtarë në zonën e Kalases, pranë al-Hamidiyes.

Sipas, Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së, autobuzi transportonte pelegrinë shiiitë që vizitonin qendrat fetare në kryeqytet.

Disa lagje në qendër të Damaskut janë kursyer relativisht nga luftimet që kanë shkatërruar pjesën më të madhe të territorit sirian që prej katër vitesh.

Më shumë se 200 000 persona janë vrarë në Siri që prej fillimit të konfliktit dhe rreth 10 milionë sirianë janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të dhunës.