Siri, sulm ajror në Alepo, humbin
jetën 42 persona

Siri, sulm ajror në Alepo, humbin<br />jetën 42 persona
SIRI-Dyzet e dy persona, kryesisht civilë, kanë humbur jetën prej një sulmi ajror në një xhami në provincën e Alepos, e cila ndodhet nën kontrollin e ISIS.
 
Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, ende nuk është indetifikuar se kujt prej forcave ushtarake të pranishme në Siri i përkisnin avionët që kryen sulmin.
 
Në zonën ku ka ndodhur sulmi, sipas raportimeve të BBC, operojnë aeroplanë rus si dhe aeroplan amerikan, të cilët kryejnë operacine ushtarake kundër pozicioneve të ta ashtuquajturit Shtet Islamik.
 
Ndërkohë SHBA-ja ka deklaruar se kishte vrarë disa militantë të al-Kaedës gjatë një sulmi ajror në provincën fqinje Idlib.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit