Siri, sulm me raketa mbi makinë
vritet numri 2 i al-Kaedas

Siri, sulm me raketa mbi makinë<br />vritet numri 2 i al-Kaedas
Abu al Khayr al-Masri, numri dy i organizatës terroriste të al-Kaedas, është vrarë gjatë një sulmi ajror në qytetin e Idlib.

Vrasja e al-Masri, është konfirmuar nga dy zyrtarë amerikane, të cilët kanë shtuar se operacioni ishte drejtuar nga komuniteti i inteligjencës amerikane.

Ndërkohë, Observatori Sirian Për të Drejtat e Njeriut, i bazuar në Angli, ka deklaruar se al-Masri është vrarë pranë fshatit al-Mastoumeh, në afërsi të qytetit të Idlib, pas një sulmi ajror mbi makinën në të cilën ai udhëtonte.

Abdallah al-Muhaysini, një anëtar i lartë i Jabhat Fatah al-Sham, ka konfirmuar vdekjen e al-Masri, me anë të një postimi në rrjetin social “Telegram”.

Allahu pranoftë Abu al Khayr al-Masri në qiejt e tij. Allahu na mbledhtë së bashku me të”, shkruan ai në faqen e tij në rrjetin social “Telegram”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike