Siri, sulm në Gutën Lindore, digjen për vdekje 37 civilë

Siri, sulm në Gutën Lindore, digjen për vdekje 37 civilë

37 civilë kanë humbur jetën duke u djegur në një sulm të kryer nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij ndaj një bunkeri në qytezën Arbin në rajonin e rrethuar të Gutës Lindore në Siri.

Sipas një deklarate që ekipet e mbrojtjes civile kanë shpërndarë në rrjetet sociale, mësohet se avionët luftarakë kanë kryer një sulm me bombë me lëndë djegëse "napalm" ndaj një bunkeri ku ishin fsheshur civilë në Arbin të Gutës Lindore.

Të dhënat paraprake theksojnë se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën gjithsej 37 persona, nga të cilët shumica janë fëmijë dhe gra.
Civilët në rajon nuk mund të dalin nga bunkerët për shkak të sulmeve ajrore intensive të regjimit dhe Rusisë.

Regjimi dhe mbështetësit e tij që prej 19 shkurtit kanë intensifikuar sulmet e tyre për të marrë plotësisht nën kontroll Gutën Lindore, duke nisur me 3 mars edhe një operacion tokësor.

Në rajonin e Gutës Lindore nën kontrollin e opozitarëve, që prej pesë vitesh jetonin të rrethuar rreth 400 mijë civilë. Siç thuhet, ende ngelet i paditur fati i dhjetëra mijëra personave të cilët kanë migruar në rajonet nën kontrollin e regjimit pasi forcat e tij morën kontrollin e disa rajoneve.

Pavarsisht se Guta Lindore u shpall "zonë e deeskalimit" në marrëveshjen në Astana, regjimi i Asadit, për të cilin garantues është qeveria e Moskës, në muajt e fundit ka intensifikuar sulmet duke marrë edhe mbështetje nga forcat ajrore të Rusisë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore