BEJRUT - Ushtria ajrore siriane kreu sot disa dhjetra sulme duke shënjestruar me saktësi pozicionet e xhihadistëve ultra radikalë të Shtetit Islamik (SHI) në provincën e Deir Ezzor, në lindje të vendit, njoftoi një OJQ.
"Është hera e praë që kur Shteti Islamik morri nën kontroll gati krejtësisht provincën e Deir Ezzor që avionët bombardues kryejnë sulme kaq masive ndaj pikave dhe barrikadave të SHI-së në rajon", theksoi Vëzhguesi Sirian i të Dretjave të Njeriut (OSDH).
"Ata kryen rreth 12 sulme ajrore sot në të gjithë provincën, por më në veçanti u shënjestrua një zonë strvitore e SHI-së në qytetin Shmeitiye, në perëndim të provincës", sipas të njëjtit burim.
"Këto sulme shkaktuan të paktën shtatë të vdekur mes civilëve dhe vranë shumë luftëtarë të SHI-së, por pa mundur të jepet një shifër e saktë", thekson OSDH-ja./ATSH/