Siri, sulmet kamikaze, presidenti
Assad në qendër të vëmendjes

Siri, sulmet kamikaze, presidenti <br />Assad në qendër të vëmendjes
SIRI – Deri në këto momente askush nuk e di me siguri se ku është presidenti sirian, Bashar Al Assad. Sipas burimeve të opozitës, dhe një diplomati perëndimor, mund të ketë lënë Damaskën dhe të ketë shkuar në Latakia.
Në orët e fundit, qarkullojnë zëra se gruaja e tij, Asma Assad, së bashku me tre djemtë e presidentit, ka gjetur strehë në Rusi.
Sipas të përditshmes, Quds al-Araby, të botuar në Londër, të mërkurën një aeroplan presidencial u nis nga Damasku në një destinacion të paditur.

Me vdekjen e tre zyrtarëve të lartë sirianë gjatë një sulmi kamikaz mbrëmjen e djeshme, pyetjet u ngritën se nëse sulmi në Damask shënon një pikë kthese në presidencën e Bashar al-Asad.

Ndërsa kriza vijon, ekspertët kanë parë përtej ngjarjeve të ditës, duke kaluar në themelet e fuqisë së Presidentit sirian, Bashar al-Asad, në këtë kryengritje 16-mujore që ka mbërthyer kombet e Lindjës së Mesme.

Al-Assad u rrit nën hijen e babait të tij, Presidentit Hafez al-Assad, një aleat sovjetik i cili sundoi Sirinë për tre dekada dhe ndihmoi pakicat e popullsisë Alaëite në poste kyçe politike, sociale dhe ushtarake.

Plaku al-Assad ka qeverisur me dorë të hekurt, duke forcuar një shtet policor dhe duke burgosur disidentët e margjinalizuar grupet e tjera politike.

Hafez al-Assad ka lindur në një familje të varfër dhe u diplomua nga Akademia Ushtarake Homs, si pilot i Forcave Ajrore.

Djali i tij, Bashar, gëzoi privilegje të rralla në edukim pasi studioi jashtë vendit, ndërsa djali i tij i madh, Bassel, ishte njeri i pastër për të marrë pushtetin dhe për të pasur të atin.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

I nxirë dhe me plagë në fytyrë, Medi Iseni publikon video për herë të parë pas sherrit me Noizy-n

I nxirë dhe me plagë në fytyrë, Medi Iseni publikon video për herë të parë pas sherrit me Noizy-n