SIRI - Dhjetëra njerëz kanë mbetur të vrarë nga një sulm në një stacion karburanti në periferi të kryeqytetit sirian, Damask. Aktivistët në vendin e ngjarjes thonë, se për momentin numri i viktimave arrin deri në 70 dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një aktivist tha për agjencinë e lajmeve Reuters, se disa aeroplanë luftarakë qeveritarë kishin sulmuar stacionin e karburantit në një lagje në pjesën lindore të Damaskut.
Një korrespondente e BBC-së në Damask tha se mes të vrarëve dhe të plagosurve ka gra dhe fëmijë.
Nga sulmi u shkatërruan shumë ndërtesa dhe makina morën flakë.
Grupet opozitare thonë se më shumë se 44.000 njerëz janë vrarë që nga kryengritja kundër presidentit Bashar al-Asad në fillim të vitit 2011.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com