SIRI – Të paktën 23 civilë të vrarë nga sulmet ajrore në një bastion rebel


BEJRUT, 7 nëntor /ATSH-AFP/ - Të paktën 23 civilë, në mesin e së cilëve gjashtë fëmijë u vranë sot shkak i sulmeve ajrore të dyshuara ruse mbi një bastion rebel pranë Damaskut, bëri të ditur një OJQ.
Nga ana tjetër në këtë vend në luftë, grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) liroi 37 të krishterë asirianë, të cilët ishin rrëmbyer në muajin shkurt.
Në lindje të Damaskut, sulmet ajrore kanë përfshirë qendrën e qytetit të Dumas ku ndodhen tregjet më të populluara, duke vrarë të paktën 23 civilë, saktësoi Observatori sirian i të drejtave të Njeriut (OSDH) duke njoftuar se këto sulme me shumë gjasa ishin kryesuar nga aviacioni rus./
/v.b/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social