BEJRUT, 25 dhjetor /ATSH-AFP/ - Të paktën 30 xhihadistë të organziatës Shteti Islamik (ISIS) u vranë sot në luftimet kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, raportoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
"Luftimet kundërvunë xhihadistët e ISIS-it me luftëtarët e Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG, milicia kryesore kurde në Siri) në Qassiab, në provincën e Hasakeh", sipas kësaj OJQ-je.
"YPG-ja arriti të rimarrin këtë zonë, që ishte pushtuar dy ditë më parë nga ISIS-i", shtoi OSDH-ja duke theksuar se milicitë kurde kishin humbur tre luftëtarë.
Ndërsa forcat ajrore siriane zhvilluan bombardime mbi Al Bab dhe Qbassine, dy zona që janë nën kontrollin e ISIS-it në provincën e Alepos (veri), duke shkaktuar vdekjen e të paktën 12 personave dhe disa dhjetëra të plagosur.
Konflikti në Siri ka bërë më shumë se 200 mijë të vdekur që kur filloi në mars të vitit 2011 me shtypjen e përgjakshme të manifestimeve antiqeveri. Më shumë se tre milionë persona janë larguar nga vendi dhe shtatë milionë janë shpërngulur brenda vendit./
/G.S/