SIRI – Të paktën 33 xhihadistë janë vrarë nga bombardimet franceze dhe ruse

/ATSH-AFP/ - Sulmet ajrore të zhvilluara nga Franca dhe Rusia gjatë 72 orëve të fundit në veri të Sirisë kanë shkaktuar vdekjen e 33 xhihadistëve të grupit shteti islamik (ISIS), konfirmoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
"Bombardimet e aviacionit francez dhe rus gjatë të dielës, të hënës dhe të martës kundër depove të armëve, kazermave dhe pikave të kontrollit në qytetin Raqa dhe rrethinat e tij kanë bërë 33 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në radhët e ISIS-it", deklaroi Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së.
Rusia dhe Franca kanë shtuar sulmet ajrore kundër Raqas, kryeqyteti de facto i ISIS-it në Siri, pas atentateve të përgjakshme të së premtes në Paris dhe atentatit kundër një avioni rus që u rrëzua më 31 tetor në gadishullin e Sinait, i marrë përsipër nga grupi xhihadist.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet