/ATSH-AFP/ - Ushtria siriane, e mbështetur nga aviacioni rus përparoi sot në jug të Alepos, qyteti i dytë i vendit në luftë, në një tjetër ofensivë kundër rebelëve, një ditë pas përshkallëzimit të dhunës në provincën e Homsit, ku mbetën të vrarë 60 civilë, bëri të ditur një OJQ.
"Që nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake ruse në mbështetje të regjimit të presidentit Bachar al-Assad, më 30 shtator, ushtria ka nisur sulme në së paku katër provinca mes së cilave Alepo", njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
E mbështetur nga sulmet ajrore ruse, milicia pro regjimit ka fituar terren ndaj rebelëve të Frontit Al-Nosra, dega siriane e Al Kaedës dhe grupimit islamik në provincat Homs dhe Hama si dhe në Alepo dhe Latakia.
Sot ajo ka fituar epërsi në kufijtë jugorë të qytetit të Alepos, ndërsa sulmet ruse kanë shënjestruar disa fshatra dhe lokalitete të rrethinave.
/Shqiptarja.com