SIRI - Aktivistët thonë se të paktën nëntë persona janë vrarë nga një makinë bombë në një pikë karburanti në kryeqytetin sirian, Damask. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Barzeh al – Balad ku një numër i madh makinash ishin mbledhur për t’u furnizuar me karburant.
Shpërthimi me bombë vjen një ditë më pas ku dhjetëra njerëz u vranë nga një sulm ajror në një pikë karburanti në jug të qytetit.
Një aktivist lokal i tha agjencisë Reuters, se pa disa ambulanca duke transportuar njerëz me djegie të rënda. Pika e karburanti zakonisht është e populluar nga njerëz edhe kur ajo nuk ka karburant.
Ka shumë njerëz që flenë gjatë natës atje, duke pritur për dërgesat e hershme të mëngjesit të karburantit, tha ai. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut duke komentuar ngjarjen e fundit tha se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.
Ndërkohë nga studimi i fundit i komisioneres për të drejtat e njeriut Navy Pillay raportohet se më shumë se 60,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i trazirave në Siri. Ajo është shprehur se numri i viktimave është “me të vërtetë shokuese”.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com