Siri, trupat e Asadit mbërrijnë në kufirin turk! Erdogan: Rusia na dha 'Ok' për të sulmuar Kobane (VIDEO)

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur për herë të parë pas marrëveshjes kurde me Damaskun, duke pretenduar se kishte mbështetjen e Moskës për sulmin ndaj qytetit kurd të Kobane.

Ndërkohë, trupat e Asadit kanë mbërritur në Tel Tamer, rreth 35 kilometra në jug-lindje të Ras al-Ain, tani në duart e turqve. Në Luksemburg, ku po zhvillohet Këshilli i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio përsëri ka bërë thirrje që eksporti i armëve në Ankara të bllokohet

Kufiri midis Turqisë dhe Sirisë.

Ushtria Siriane u zhvendos nga Damasku dje pas marrëveshjes me kurdët, dhe sot ajo mbërriti në qytetin e Tel Tamer, ku me siguri do të përballet me forcat e armatosura të Ankarasë.

Qeveria e Asadit ka arritur një marrëveshje me forcat e udhëhequra nga kurdët për të kundërshtuar pushtimin nga Turqia. Tel Tamer, 35 km në jug-lindje të Ras al-Ain, një nga pikat qendrore të sulmit turk, është në një autostradë e rëndësishme strategjike, e cila shkon nga lindja në perëndim, tashë e kapur nga forcat turke.

"Për të shmangur dhe përballur këtë agresion, u arrit një marrëveshje me qeverinë Siriane. Në këtë mënyrë ushtria Siriane mund të vendoset përgjatë kufirit sirian-turk për të ndihmuar Forcat Demokratike Siriane (FDS)", thuhet në faqen në Facebook të Administrata kurde. Qëllimi, vazhdon shënimi, është të "çlirojë qytetet siriane të pushtuara nga turqit, siç është Afrin" në Veri-Perëndim. Gjenerali kurd Ismet Sheikh Hasan i tha agjencisë Ruse të lajmeve Rt se trupat siriane dhe ruse mund të hyjnë në Kobane dhe Manbij gjatë natës.

Përparimi turk dhe fjalimi i presidentit

Sipas burimeve ushtarake turke, tanke të shumta, automjete të blinduara dhe njësi ushtarake të ushtrisë turke dhe milicitë arabe pro-Ankarasë hynë në orët e fundit në veri të Sirisë në perëndim të lumit Eufrat, në një zonë tashmë të kontrolluar nga Turqia, për të filluar një sulm mbi Kobane.

Sot presidenti turk foli në publik për herë të parë pas marrëveshjes së kurdëve me Asad-in, duke mohuar bindjen kurde për përkrahje siriane në qytetin e Kobane.

"Qasja e treguar nga Rusia nuk do të jetë problem në Kobane për sulmin tonë", - tha presidenti turk ndërsa foli dhe për reagimet evropiane.

 "Unë fola dje me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe një ditë më parë me kryeministrin britanik Boris Johnson. Në bisedimet tona kuptova se ka dezinformim serioz. Do të jeni në anën e aleatit tuaj të NATO-s , apo nga ana e terroristëve? Natyrisht që ata nuk mund të më përgjigjen për këtë pyetje retorike ", - tha Erdogan.

Reagimet ndërkombëtare

Italia dhe Franca po kërkojnë që "Turqia të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake dhe ka dënuar operacionet në veri-lindje të Sirisë. “Është thelbësore që BE të mbajë një qëndrim të bashkuar mbi Sirinë dhe të flasë me një zë për sulmin turk në Siri ", - tha Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën