Ndërsa numri i viktimave po rritet në Siri për shkak të bombardimeve turke, Turqia është akuzuar se po përdor grupe xhihadiste për luftën kundër kurdëve. Ka dhjetëra foto të marra nga vetë milicia që e vërtetojnë këtë.
Trupat xhihadiste kanë në përbërje rreth 25 000 trupa, rebel të armatosur sirianë. Ata janë akuzuar për krijimin e një aleance me të ashtuquajturin Shtetin Islamik.
Për praninë e xhihadistëve, dhe për rrezikun e bashkimit me veteranët e Shtetit Islamik që ende fshihen në fshatrat dhe kampet e paraburgimit të Sirisë Veriore, kishte folur për La Repubblica Karim Franceschi, i pari italian që u bashkua vullnetarisht në YPG në vitin 2015 gjatë rrethimit të Kobane, një qytet simbol i rezistencës kundër terrorizmit islamik. Dhe imazhet që janë postuar në rrjetet sociale nga Ahar Al Sharqiya duket se lënë pak dyshime për përfshirjen e tyre në konflikt.
Në një foto grupore, milicia xhihadiste mban flamurin e ushtrisë kombëtare siriane (NSA).