SIRI – Ushtria ruse bombardon 448 objektiva terroriste


MOSKË, 9 nëntor /ATSH-AFP/ - Ushtria ruse njoftoi sot se kishte bombarduar 448 objektiva terroriste në Siri këto 72 orët e fundit duke theksuar se kishte vërejtur një ndryshim të rëndësishëm taktik të grupeve islamike.
Avionët rusë kanë kryer 137 sulme kundër objektivave të tillë në provincat e Alepos (veriperëndim), Idlebit (veriperëndim), Lattakias (perëndim), Hamas (qendër), Homsit (qendër), Raqa dhe në rajonin e Damaskut, sipas një komunikate të Minitrisë ruse të Mbrojtjes.
"Ne kemi vënë re një ndryshim të madh taktik nga ana e terroristëve në Siri", theksoi ministria.
"Në provincën Hama, në distriktin Kafer Nbuda, një uzinë për rregullimin e automjeteve të blinduara që i përkisnin Frontit al-Nosra (degë siriane e Al-Kaedës) u shkatërrua nga sulmet ruse", sipas Moskës./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social