Një i ri shqiptar nga Mali i Zi është vrarë në Siri. Bëhet fjalë për një 18 vjeçar nga Plava i identifikuar si Ernad Hysenaj, i cili sipas mediave malazeze është vrarë më datë 20 janar të këtij viti në fushën e betejës përkrah xhihadistëve të ISIS. 

Lajmi për vdekjen e tij është dhënë këtë të shtunë edhe nga vetë familjarët e adoleshentit, në rrjetet e sociale.

Sipas mediave malazeze, 18 vjeçari më parë jetonte në Bochum të Gjermanisë dhe mendohet që prej andej t'i jetë bashkuar Shtetit Silamik.

ernad hysenaj

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)