Një ekspert britanik për asgjësimin e bombave thuhet se është vrarë duke pastruar eksplozivët e ISIS në Siri, ku ai po punonte për t'i bërë shtëpitë të sigurta për familjet.
Ai shërbeu në Kosovë, Irak dhe Afganistan përpara se të niste në vitin 2014.

Ish-komandanti, Chris Harris, 41 vjeç, ishte në Raqqa kur besohet se ai shkaktoi një pajisje të lidhur me sensorë infra-kuqe.

Harris, nga Hockley, Essex , kishte vetëm dy muaj që ishte martuar.

Ekspertët e asgjësimit të bombave, mund të fitojnë deri në 10,000 funte në muaj - por ata injorojnë këshilla nga Zyra e Jashtme duke udhëtuar në Siri, pavarësisht rrezikut që iu kanoset.

Udhëzimi zyrtar thotë: 'Shtetasit britanikë në Siri duhet të largohen me çdo mjet praktik.

"Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar të gjitha shërbimet e Ambasadës Britanike në Damask dhe të gjithë stafi diplomatik janë tërhequr nga Siria.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com