SIRI-Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Siri. Bëhet fjalë për studentin shqiptar nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, Muaz Ahmeti i cili mësohet se është vrarë të premten e kaluar në Siri si pjesëtar i forcave kryengritëse siriane kundër regjimit të Bashar Al Asad.
Familjarët e tij kanë bërë të ditur lajmin për mediat kosovare duke pranuar se ishte pjesëmarrës në konfliktin disa mujor që po zhvillohet në Siri.
Ditën e djeshme në Bujac janë hapur dyert e mortit. Muaz Ahmeti, lindi në Tërnoc, më 30 mars të vitit 1990. Studimet i kishte filluar në Kairo të Egjipt, në vitin 2008. Muaz Ahmeti është shqiptari i dytë që humb jetën në konfliktin në Siri.
Më 13 nëntor të vitit që shkoi ish-luftëtari i UÇK-së, Naman Demolli u vra në një betejë në Siri.
Naman Demolli njihej në Kosovë si një ndër aktivistët më të zellshëm të Lëvizjes “Bashkohu” që pati mbajtur shumë protesta për të ndërtuar xhaminë e madhe në kryeqytet.
Në shkurt të vitit 1999 ai ishte kthyer në Kosovë nga Perëndimi për t’iu bashkuar UÇK-së. Aktivitetin e tij luftarak ai e zhvilloi në Zonën Operative të Dukagjinit.
(j.d/xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com