Siri: Vritet xhihadisti “John” 

Siri: Vritet xhihadisti “John” 
Xhihadisti John dyshohet se është vrarë pas një sulmi ajror të drejtuar nga SHBA në Siri. Zyrtarë amerikanë kanë thanë se sulmi është ndërmarrë në një makinë në Siri, ku besohet se gjendej militanti i njohur i maskuar i Shtetit Islamik.

Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare nëse xhihadisti nga Britania e Madhe, i cili ka dalë në disa video duke iu prerë kokat pengjeve, të jetë vrarë. 

“Xhihadisti John” i njohur edhe si Mohammed Emëazi, ishte objektiv i një sulmi ajror në Raka të Sirisë, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook. Sipas tij, zyrtarët ende po i vlerësojnë rezultatet e këtij aksioni.


Në mesin e viktimave të xhihadistit John janë dhe dy gazetarët amerikanë Steven Sotloff dhe James Foley. Mohammed Emëazi programues kompjuterik nga Londra, ishte lindur në Kuvajt në një familje me origjinë nga Iraku. Prindërit e tij ishin vendosur në Britani në vitin 1993.
 

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime