/ATSH-AFP/ - Grupi xhihadist i Shtetit Islamik ekzekutoi sot 26 civilë, 10 prej të cilëve me prerje koke, në fshatrat në periferi të thesarit antik të Palmyres, në lindje të Sirisë, theksoi një OJQ.
"Xhihadistët e Shtetit Islamik ekzekutuan 26 civilë, 10 prej të cilëve me prerje koke, për bashkëpunim me regjimin në fshatrat ku ushtria ishte tërhequr, shumë pranë Palmyres, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Xhihadistët e Shtetit Islamik, që kanë marrë përsipër përgjegjësinë për shkatërrimin e qendrave antike në Irak, kërcënuan sot Palmyren, një thesar antik në shkretëtirën siriane që bën pjesë në Trashëgiminë botërore të Njerëzimit të UNESCO-s.