BEJRUT - Të paktën 24 xhihadistë të Shtetit Islamik (SHI) u vranë dje në mbërmje dhe 150 të tjerë u plagosën në përplasjet me ushtrinë siriane që mbron aeroportin ushtarak në provincën veriore të Raqa, njoftoi një OJQ.
Të paktën 14 xhihadistë vdiqën gjatë luftimeve dhe 10 të tjerë nga sulmet ajrore të zhvulluara nga ushtria siriane, sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).
Luftimet filluan menjëherë pas sulmeve që SHI-ja zhvilloi për marrjen e aeroportit të Tabqa, bastioni i fundit i regjimit të Bachar al Assad-it në këtë provincë të kontrolluar nga SHI-ja, një grupim ultra radikal që shkakton terror në Siri dhe Irak.
Sipas OSDH-së, sulmi filloi dje në mbrëmje kur një luftëtar i SHI-së u hodh në erë me një veturë në të hyrë të aeorportit.
Në total 94 luftëtarë të SHI-së kanë vdekur dhe më shumë se 400 janë plagosur që prej sulmit të filluar të amrtën kundër aeroportot të Tabqa/ATSH/