BEIRUT- Siria është akuzuar për shpërthimin me bombë që ndodhi të shtunën në Bejrut dhe ky mbeti i vrarë shefi i I shërbimeve sekrete por dhe 7 persona të tjerë.

Shpërthimi i djeshëm ka qenë më tragjiku që kryeqyteti i Libanit ka parë në më shumë se 4 vitet e fundit. 86 persona u plagosën dhe është parë si një shenjë që lufta civile brenda Sirisë po i kalon kufijtë.

Lideri i opozitës Saad al Hariri bën përgjegjës Bashar Al Asad për këtë shpërthim. Në momentin kur u pyet ai është përgjigjur "Bashar Hafez al-Assad” duke iu referuar presidentit sirian.

Kush e vrau Wissam al-Hassan është e qartë sa drita e diellit. Sigurisht që populli i Libanit nuk do të qëndrojë i heshtur mbi këtë krim të tmerrshëm dhe unë premtoj se nuk do të hesht” - tha Saad al Hariri, raporton Al Xhazira.


Ai i ka thënë AFP-së se “Regjimi sirian është ekspert në vrasje të tilla politike” dhe “përgjigjja jonë duhet të jetë politike. Një president i cili djeg Sirinë është xhelati i Damaskut nuk shqetësohet dhe për djegien e Libanit."

SHEFI I SIGURISE HETONTE PERFSHIRJEN E SIRISE NE VRASJE E ISH KRYEMINISTRIT

Në sulmin me bombë që ndodhi në lagjen Ashrafiyeh mbeti i vrarë kreu i shërbimit sekret, i cili po hetonte përfshirjen e Sirisë dhe të Hezbollahut në vrasjen e ish kryeministrit Rafik al Hariri, i ati i Saad al-Hariri.Gjithashtu ai drejtoi hetimet që quan në arrestimin e ish ministrit të informacionit Michel Samaha, një aleat i Assad, i cili u akuzua se po përpiqej të fuste eksploziv kontrabandë në Liban.

(sg/shqiptarja.com)