Siria, Lavrov: Shpresojmë sukses
me ndërmjetësimin e SHBA-ve

MOSKE-Rusia do të synonte bashkëpunim të mëtejshëm me Uashingtonin, nëse do të ketë sukses armëpushimi në pjesën jugperëndimore të Sirisë, që është ndërmjetësuar së bashku me Shtetet e Bashkuara.

Kështu u shpreh sot ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Ne do të përpiqemi në këtë bazë, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm”, tha Lavrov gjatë një konference për gazetarë në Moskë.

Më tej, ai ka theksuar se Rusia ka kontakte të vazhdueshme me zyrtarët amerikanë për konfliktin në Siri dhe shpreson se do të jenë të gjendje të ndërmjetësojnë një armëpushim të ngjashëm edhe në pjesët e tjera të këtij vendi të përfshirë nga lufta.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka shprehur pothuajse qëndrime të njejta me rastin e shpalles së marrëveshjes për imponim të armëpushimit në pjesën jugperëndimore të Sirisë, javën e kaluar.

Marrëveshja ka hyrë në fuqi para dy ditësh dhe duket se po respektohet.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen