Siria mes kaosit e gjakderdhjes
vetëm në një ditë 248 të vrarë
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britaninë e Madhe tha se kjo ishte dita me gjakderdhjen më të madhe gjatë kryengritjes 16 mujore kundër Presidentit Bashar al-Asad.
DAMASK- Vazhdon të jetë edhe më tragjike bilanci i përleshjeve në Siri mes forcave qeverisëse dhe rebelëve. Sipas vëzhgueve sirianë të të drejtave të njeriut vetëm gjatë ditës së djeshme në Siri kanë mbetur të vdekur 248 persona.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britaninë e Madhe tha se kjo ishte dita me gjakderdhjen më të madhe gjatë kryengritjes 16 mujore kundër Presidentit Bashar al-Asad.
Gjëndja në vend vijon të jetë kaotike dhe e nderë kurse sipas BBC rebelët siriane kanë arritur të zotërojnë një pjesë të pikave kufitare me Turqinë dhe Irakun, duke i detyruar zyrtarët irakianë të mbyllnin kufirin me Sirinë.
Një zyrtar i Irakut i tha BBC se rebelët kanë në duar të gjitha pikat e kalimit kufitar në lindje të Sirisë. Ndërkohë në një përleshje të fundit raportohen për 20 ushtarë sirianë të vrarë së bashku me komandantin e tyre gjatë nje sulmi në një pikë kufitare në verilindje te vendit.
Qeveria e Irakut kërcënon se do të mbyllë kufijtë me Sirinë ndërsa raportohen irakene ka kercenuar se do mbylle kufirin e saj me Sirine nderkohe qe raportohet mbi mbylljen e pikekalimit te quajtur EBU.Nderkohe ne kufirin me Turqine gjithashtu rebelet thane se kane marre kontrollin e dy pikave kufitare te Bab it la Hae dhe Jarablus.Nderkohe gjendja ne Siri vijon te jete kaotike.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara thonë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dështuar pasi Rusia dhe Kina i vunë veton një rezolute për sanksione kundër Sirisë, nëse kjo e fundit nuk ndërpret dhunën. Rezoluta do të kishte zgjatur mandatin e vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Siri. Ajo kërcënonte gjithashtu për sanksione kundër qeverisë së Asadit, nëse ky nuk do të ndalë përdorimin e armëve të rënda kundër kryengritësve dhe civilëve brenda 10 ditësh.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23