JORDANI - Në një kamp refugjatësh në Jordani refugjatët e fotografuar nga Robert Fogarty dhe Benjamin Reece i dërgojnë një mesazh botës dhe e bëjnë duke e shkruar mbi lëkurë. Nisma bën pjesë në projektin Dear World – i krijuar nga Fogerty për të mbledhur fotografikisht mesazhe me interes humanitar apo social – me focus tragjedinë e Sirisë.

''Po e çoj pas jetën time”, ''Më mungon Siria'', ''Me Sirinë në zemër”, “Ku është jeta ime?”, Shpëtoni fëmijët e Sirisë", "Humba fëmijërinë time", "Emri im është Muhamed, por unë s’jam një terrorist” janë disa nga thirrjet drejtuar botës në objektivin e dy fotoreporterëve amerikanë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)