NJU JORK - Presidenti rus Vladimir Putin i ka "vjedhur" skenën homologut Barack Obama dhe jep argumentat e tij për krizën siriane, në një letër të publikuar në Nju Jork Times.
24 orë pas fjalimit që Obama mbajti përpara amerikanëve është Putin që zgjedh prestigjozen amerikane për t'iu drejtuar Uashingtonit dhe amerikanëve duke paraqitur një tjetër version të fakteve në lidhje me atë që ka ndodhur në Siri.
Putin ka shpjeguar se ka dyshime se armët kimike janë përdorur në Siri, por këtë gjë nuk e ka bërë qeveria e Bashar al-Assadit, shkruan Putin.
"Nuk ka asnjë dyshim që gazi sarin është përdorur në Siri, por ka arsye të forta për të menduar se nuk kanë qenë forcat e ushtrisë, por forcat e opozitës. Rebelët e kanë përdorur për të provokuar një ndërhyrje ushtarake", thotë kreu i Kremlinit, në letrën e tij dërguar për prestigjozen amerikane.
Një ndërhyrje të SHBA-së në Siri pa miratimin e OKB-së, presidenti Putin e ka quajtur një akt agresioni që do të përkthehej në viktima të tjera dhe një konflikt që do të shtrihej edhe jashtë Sirisë dhe do të nxiste edhe më shumë terrorizmin.
OKB ka paraqitur një tjetër raport ku fajëson të dyja palët për viktimat në Siri, si rebelët ashtu edhe regjimin e Assad. Plani rus për dorëzimin e armëve kimike po diskutohet nga fuqitë e mëdha, ndërsa sot ky plan do të shqyrtohet edhe në Gjenevë nga Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Shkrimin në versionin origjinal mund ta lexoni këtu...
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkrimin në versionin origjinal mund ta lexoni këtu...Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)