Forcat qeveritare siriane kanë rimarrë kontrollin e plotë të Palmyrës, qyteti në duart e ISIS që nga maji 2015. Televizioni shtetëror sirian citon burime ushtarake, të cilat flasin për disa të vrarë në mesin e ekstremistëve.
Beteja mësohet të ketë zgjatur përgjatë gjithë natës derisa autoritetet siriane kanë rimarrë qytetin arkeologjik, i cili është nën mbikëqyrjen e UNESCO-s.
Palmira u pushtua nga forcat e ISIS në maj 2015. Islamikët kanë publikuar në internet dy shpërthime të këtij qyteti arkeologjik me vlera mjaft të veçanta historike.
Bëhet fjalë për shpërthimin e një harku triumfal dhe një duzine varresh të lashta.
Marrja e Palmyrës erdhi pas një fushate intensive të Sirisë me ndihmën e forcave ajrore ruse.
Për komandën e lartë të ushtrisë siriane, kapja e Palmyra "është një goditje për shtetin islamik i cili shënon fillimin e rënies së tij."
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com