SIRI- Qeveria e Damaskut ka shprehur ditën e sotme gatishmërinë për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë këtu dhe ShBA, në luftën kundër terrorizmit në kuadër të rezolutës së OKB-së mbi ekstremistët. Ndërkohë që Siria është shprehur mbi çështjen e gazetarit amerikan të vrarë nga ekstremistët e ISIS: “ nëse do kish pasur koordinim midis nesh dhe SHBA, operacioni për shpëtimin e tij nuk do kishte dështuar”.
Këto fakte i ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme në kabinetin e Bashar Al-Assad, Walid Muallem.
“Siria është e gatshme të bashkëpunojë dhe të koordinohet në nivel rajonal dhe më gjerë për të luftuar kundër terrorizmit dhe mbështet gjithashtu rezolutën e Këshillit të Sigurisë së OKB me numër 2170.”- deklaroi për mediat Muallem. Gjithashtu Muallemi shtoi se Siria është dakord dhe ndaj operacioneve militare të Britanisë së Madhe dhe SHBA kundër ISIS në territorin e saj, por gjithmonë nën “koordinimin e plotë me qeverinë siriane”.
Ministri sirian, Muallem mbi rastin e dështimit të operacionit amerikan për shpëtimin e gazetarit Jim Foley shtoi: “Ju siguroj se nëse do të kish pasur një koordinim midis SHBA dhe qeverisë siriane, operacioni nuk do të kishte dështuar”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com