Media shtetërore siriane ka raportuar se nga sulmet ajrore izraelite të enjten janë goditur aeroportet ndërkombëtare në kryeqytet, Damask, dhe në qytetin verior të Alepos. Si pasojë e sulmeve janë dëmtuar pistat në këto aeroporte, të cilat janë mbyllur për shërbim.
Media shtetërore siriane, SANA, citoi një zyrtar ushtarak të paidentifikuar, i cili tha se askush nuk është lënduar gjatë sulmeve. Ushtria izraelite refuzoi të komentonte për këtë incident.
Nëse vërtetohet se Izraeli qëndron pas këtyre sulmeve, atëherë ato do të ishin sulmet e para izraelite që kur grupi militant palestinez i Hamasit kreu sulmet vdekjeprurëse në Izrael më 7 tetor.
Sulmet ajrore vijnë një ditë para vizitës së planifikuar në Siri të ministrit të Jashtëm iranian, i cili pritet të bisedojë me zyrtarët sirianë për situatën në rajon.
Izraeli ka shënjestruar aeroporte dhe porte detare në zonat e kontrolluara nga Qeveria në Siri, në përpjekje për të parandaluar dërgesat me armë nga Irani për grupet militante që mbështeten nga Teherani, përfshirë edhe Hezbollahun në Liban.
Mijëra luftëtarë që mbështeten nga Irani në mbarë rajonin iu bashkuan konfliktit 12-vjeçar në Siri, për të ndihmuar forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Në vitet e fundit, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore që kishin për cak shënjestra në zonat e kontrolluara nga Qeveria siriane, përfshirë edhe sulme në aeroportet në Damask dhe Alepo, por rrallë pranon se qëndron prapa këtyre operacioneve./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.5%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14
-
Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar
8 Janar, 15:24
-
Siri/ Rifillojnë fluturimet në aeroportin e Damaskut që pas marrjes së pushtetit nga rebelët
7 Janar, 07:28
-
Qeveria e përkohshme siriane do t’i rrisë 400% pagat në sektorin publik
6 Janar, 20:38
-
Qeveria e përkohshme siriane do t’i rrisë 400% pagat në sektorin publik
5 Janar, 18:50
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Lufta në Gaza/ Bombardimet e Izraelit lënë 71 të vrarë në 24 orët e fundit, sulmohet edhe Alepo! Jemeni i përgjigjet me raketë
3 Janar, 09:06
-
I arratisur nga Siria në Moskë, tentohet të vritet Bashar al-Assad! Dyshohet se diktatori sirian u helmua, mjekët e shpëtuan
2 Janar, 12:30
-
Arben Ramkaj: Shqiptarët dhe Mercenarizmi në Siri
29 Dhjetor 2024, 21:05
-
Udhëheqësi de fakto i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të mbahen zgjedhje
29 Dhjetor 2024, 20:23
-
Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë
28 Dhjetor 2024, 20:51