Sirianët dhe afganët ‘pushtojnë’ Shqipërinë, rritet me 400 herë numri i refugjatëve në 10 vjet, 6.6 mijë kërkuan azil brenda vitit

Sirianët dhe afganët ‘pushtojnë’ Shqipërinë, rritet me 400 herë numri i refugjatëve në 10 vjet, 6.6 mijë kërkuan azil brenda vitit

TIRANË- Refugjatë sirianë, irakenë, algjerianë, pakistanezë dhe afganë ‘pushtojnë’ Shqipërinë. Nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i refugjatëve që kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri është rritur me 409 herë. Në vitin 2009 janë kapur 29 refugjatë të parregullt në Shqipëri, ndërsa në vitin 2019 numri i tyre ka shkuar në 11 886. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, vihet re një rritje e pazakontë e numrit të gjatë tre viteve të fundit. Në vitin 2017, numri i refugjatëve të ardhur kryesisht nga vendet në konflikte të armatosura ishte 1049, në vitin 2018 ishte 6790 dhe në vitin 2019 ishte 11 886. 

Refugjatët që kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri ka ardhur kryesisht nga Siria, Iraku, Algjeria, Pakistani dhe Afganistani. Me flukseve të refugjatëve ka edhe shumë gra dhe fëmijë. Ndërkaq, rritja e numrit të refugjatëve është shoqëruar me një rritje të numrit të kërkesave të azil në Shqipëri, që do të thotë se vendi ynë nuk është thjeshtë transit i flukseve të emigrantëve, përpara se ata të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian. Nga viti 2015 deri në vitin 2019, numri i kërkesave të azil është rritur me 64 herë. Në vitin 2015 kishte 104 kërkesa për azil, ndërsa në vitin 2019 janë regjistruar 6 677 kërkesa për azil.

Nisur nga kjo situatë, por edhe si detyrim si një detyrim i vendosur nga Bashkimi Evropian, qeveria ka depozituar disa ditë më parë,një projektligj në Kuvend për azilin. Nisma ligjore i jep të drejtë çdo të huaji të kërkojë azil në Shqipëri, për shkak të frikës së bazuar nga një rrezik apo persekutim, për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike.

Pak ditë më parë Report Tv bëri një investigim ku intervistoi 5 emigrantë, duke treguar të gjithë itinerarin se si kanë mbërritur deri në vendin tonë dhe se si do  e shfrytëzojnë Shqipërinë si vend tranzitë për të shkuar drejt perëndimit. Ata kishin ardhur nga Bilishti nga kufiri i gjelbër dhe se të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave për t'u larguar sërish drejt BE. Report Tv i filmoi ata në autostradën Elbasan-Tiranë që erdhën me mjetin e një trafikanti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/06/2020 22:08

    Ku eshte Frontex,cfare ben,apo fle gjume?!

    Përgjigju
  • Bajo: 11/06/2020 16:22

    Shqiperia ka nje ligj per azilin. Ai qe qeveria propozon jane ndryshime per te lehtesuar qendrimin ne Shqiperi te refugjateve dhe mos shkuar ne BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren