Sirianët e Pogradecit, 'është krim të jesh i varfër'

Sirianët e Pogradecit, 'është krim të jesh i varfër'

Klandestinët

Po bën xhiron e rrjetit dhe po hap hendekun e pafundëm të komenteve një video amatore e xhirruar në Pogradec. Rreth 30 e ca emigrantë sirianë u ndaluan fillimisht nga policia në mes të qytetit, pastaj mundën t’i shmangen sërish asaj, për t’u ndaluar më pas edhe njëherë në rrugët e qytetit. Befasia që sillte videoja dhe habia sesi kishin mundur të qëndronin aq njerëz në hapësirën e ngushtë të furgonit, u bë shkas për humor pafund në rrjet. Por kjo natyrisht ishte e keqja më e vogël. Sepse shumica e komenteve ishin të një natyre krejt tjetër. Ishin fyese dhe përçmuese, shpalosnin një ndjesi aq megalomane superioriteti ndaj fatkeqësisë së atyre të mjerëve sa bëhej edhe më e dhembshme qesharakja në lëvizje, e kryqëzuar me tragjiken në dramën e atyre njerëzve të tmerruar.

Eshtë e çuditshme mënyra me të cilin fati ndodh që ballafaqon shoqëritë njerëzore për të dalluar thellë në AND-në e saj, mbetje të frikshme të së ligës. Kjo video ishte një pikë uji për të kuptuar cilësinë e gjithë rubinetit që e derdh. A është shoqëria shqiptare raciste? Përgjigja politikisht korrekte është jo! Në dobi të saj mund të citohet edhe e shkuara, edhe aktet politikë të së sotmes, edhe Kanuni, edhe legjislacioni e Kushtetuta, por sërish ajo nuk ngjan e vërtetë. E vërteta, si rregull, është prozaike, është zakonisht e thjeshtë dhe e mërzitshme dhe shumëkush nuk e pëlqen, pikërisht për këto arsye. Ndryshe prej saj, gënjeshtra ka gjithmonë sharm, është gjithmonë shumë interesante dhe ka shumë më tepër shanse për të fituar garën me të vërtetën. Videoja e Pogradecit dhe dhjetra raste të tjera, madje edhe debati relativisht i kontrolluar për ardhjen e refugjatëve afganë në Shqiëpri, prezantojnë një realitet tjetër. Atë të një shoqërie që nuk i ikën dot grishjes për të qenë raciste në thelbin e saj. Për të qenë arrogante ndaj të dobtit dhe e përulur ndaj të fortit. E një shoqërie që varfërinë e quan krimin më të madh. Në Shqipëri është krim të jesh i varfër! Kjo është arsyeja se pse, edhe të varfërit, edhe të pasurit në Shqipëri, edhe ata që kanë qenë emigrantë vetë apo etër a bij emigrantësh, i argëtoi videoja e sirianëve nga Pogradeci. Qoftë dhe kaq mjafton për të projektuar zymtë se cila do të ishte e nesërmja e mendimit publik, nëse nuk do të shihej drejt e qartë e sotmja dhe do të lihej në rrjedhë të lirë duke u marrë me të qeshur e qeshura.

Akti politik i qeverisë shqiptare për të pranuar afganët e ikur nga lufta dhe jehona që po përpiqet t’i bëjë në maksimum asaj Edi Rama, është pritur me skepticizëm nga kritikët e tij. Ata e konsiderojnë atë si një mjet e lodër në favor të unit të kryeministrit apo edhe vanitetit dhe llogarive të tij për pushtet. Ata mund të kenë një qind herë të drejtë, por gabojnë të gjithë kur askush prej tyre nuk llogarit rrethanat: Rama po na vizaton nëpër botë jo siç jemi realisht, por ashtu siç duhet të jemi! Po tenton të krijojë një model ideal për shoqërinë, si një ideal që vetë shoqëria ta përqafojë herët a vonë. Po kërkon të ngrejë një standart moral që një shoqëri gjithmonë e më shumë egoiste dhe fatkeqësisht edhe raciste, ta pranojë si standart moral, etik dhe politik të sajin.

Në një demokraci është rregull që vendimet i merr shumica, por shpesh, e drejta qëndron në anën e pakicës. Madje, ndodh që të drejtë të ketë edhe vetëm një individ i vetëm përballë gjithë të tjerëve. Ky është thelbi i një qeverisjeje, sidomos në një vend si Shqipëria ku demokracia e “importuar” si model nga Perëndimi, ende nuk është bërë produkt vendas. Kjo krijon edhe diferencën që shpjegon edhe serinë e njëpasnjëshme të humbjeve politike që pakica në Shqipëri, përfshi të moderuarit e saj apo edhe talebanët e mendimit të saj, po numëron njëra – mbas tjetrës duke qenë ende larg humbjes së saj të fundit. Opozita zyrtare ende nuk ka kuptuar se iluminizmi dhe standarti moral, si të vërteta thelbi dhe jo si truk forme, edhe kur janë pakicë, herët a vonë fitojnë gjithmonë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ladi: 08/09/2021 10:46

    Ti Lorenc sa je i gatshem te marresh te vila jote?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë