Siri/OJQ, Turqia qëllon kundër mjekëve dhe ambulancave, shkelet Konventa e Gjenevës

Siri/OJQ, Turqia qëllon kundër mjekëve dhe ambulancave, shkelet Konventa e Gjenevës

OJQ ndërkombëtare kanë denoncuar përmes një deklarate një seri sulmesh turke kundër qendrave shëndetësore, ambulancave dhe mjekëve në Siri.

"Në agimin e ditës së sotme - raporton organizata - aviacioni ushtarak turk ka goditur një garnizon mjekësor të Gjysmëhënës së Kuqe Kurde në Serekanyie. Dy mjekë u plagosën dhe u dëmtuan ambulanca. Një veprim i papranueshëm, në kundërshtim me të drejtat e njeriut ".

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe, kjo nuk është hera e parë që Turqia godet ekipet mjekësore në terren. Ata kanë shkatērruar gjithashtu një Pikë Stabilizimi të Traumës (TSP), një klinikë e lëvizshme që lejon mjekët të ndërhyjnë sa më shpejt te të dëmtuarit,  t'i stabilizojnë ata dhe vetëm pastaj t'i transferojnë në spitalet më të afërt, duke kursyer kohë të çmuar dhe duke kursyer jetë.

"Goditja e ambienteve mjekësore, personelit mjekësor dhe shëndetësor dhe punëtorët humanitarë është një shkelje shumë e rëndë e ligjit humanitar dhe konventave të Gjenevës," tha OJQ-ja, së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe Kurde,  dhe se "Turqia ka pērfshirë në listën e synimeve jo ushtarake, qendrat shëndetësore, spitalet dhe ambulancat, diçka që nuk ka ndodhur deri më tani".

Objekti shëndetësor i goditur nuk është objektivi i parë civil i sulmit turk. OJQ raporton se midis ditës së djeshme dhe sot janë goditur 2 shkolla, 2 kisha 2 spitale në Serekanye.

OKB ka raportuar se mijëra njerëz kanë marrë arratinë nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i operacioneve ushtarake turke në veri-lindje të Sirisë. Mes të shpërngulurve ka edhe xhihadistë të arratisur nga një burg midis Raqqa-s dhe kufirit turk. Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë paralajmëruar se në ditët e ardhshme rreth 400,000 njerëz mund të kenë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje dhe se spitalet publike dhe private në zonat e luftës janë mbyllur kurse burimet e furnizimit me ujë kanë shteruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 14/10/2019 09:30

    Putini dhe Erdogani jane bere si Sllobodani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!