Sislej Xhafa ekspozitë
provokuese në Stamboll

Sislej Xhafa ekspozitë<br />provokuese në Stamboll
Konceptin e galerive të artit si një organizim i kontrolluar dhe me siguri të lartë, do të mundohet që ta ndryshojë përmes artit Sislej Xhafa. Artisti kosovar ka hapur të shtunën në Stamboll ekspozitën e tij të parë personale aty, me titulluar "NON Unplugged 2012". Vepra e tij, e cila është një skulpturë është frymëzuar nga ekspozita e tij e vitit 2006 "MN Unplugged", që e ka mbajtur në galerinë "Michale Neff". Bazuar në një komunikatë të galerisë "NON" në Stamboll, Xhafa ka sjellë përmes kësaj ekspozite një provokim të radhës, i cili si gjithmonë do të ngjallë reagim tek audienca. Përmes veprave të tij, sipas vlerësimit të kuratorit Özge Ersoy, pyetjet e Xhafës për format dhe qëndrimet e realiteteve sociale, politike dhe ekonomike të kohës përdorin një gjuhë minimale dhe subversive.

"Veprat e tij kanë një veçanti të përbashkët që arrijnë të provokojnë audiencën, e cila e gjen veten në veprat e artistit, ndërsa ironia e tij nënvizon kompleksivitetin e shoqërisë moderne", ka shkruar kuratori Ersoy. Para se ekspozita të hapej në orën 19:00, Xhafa dhe Ersoy kanë pasur një bashkëbisedim në lidhje me ekspozitën. Kuratori i kësaj ekspozite është njëri ndër më të njohurit në Stamboll. Ersoy drejton qendrën për studime kuratoriale "MA" në "Bard College" dhe aktualisht është edhe drejtori i programit "Collectorspace", një organizatë me bazë në New York, e cila ka hapur qendrën e saj në Stamboll tek vitin e kaluar. Vepra me të cilën Xhafa është prezantuar në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri me 15 qershor, përbëhet nga një skulpturë performuese, që është një tavolinë dhe një karrige së bashku me një makinë që prodhon çelësa.

Një person i cili punon çelësa do të jetë gjatë tërë kohës në galeri për të prodhuar kopje të çelësave, të cilët edhe do të jenë në dispozicion për blerje për një tarifë minimale e që më pas ai çelës krijon mundësi që të hysh në galeri pa pagesë për aq sa do të qëndrojë ekspozita e hapur. "Me ekspozitën 'NON Unplugged 2012', Xhafa shkel kufijtë tradicionalë të sistemit të galerisë duke propozuar futjen e një elementi të transparencës në një institucion privat", shkruan kuratori. Ekspozita e Xhafës, sipas tij, do të shqyrtojë temat e besimit dhe sigurisë përmes ndërveprimit dhe pjesëmarrjes në një mjedis institucional. "Kësisoj, Xhafa rrënjos nocionin e Galerisë së Artit si një organizatë e kontrolluar dhe me kohë e hapësirë të organizuar", shkruhet në vlerësimin e kuratorit. Në këtë ekspozitë janë të përfshira edhe vepra të tjera në një hapësirë uniforme që do të prezantohen para publikut në orë të caktuara.

Ndërkohë që ekspozita e Xhafës do të jetë e hapur në Stamboll, ai me 19 maj do të jetë në Kosovë për të mbajtur një ligjëratë në ngjarjen "TEDx Prishtina".
Sipas përshkrimit që organizatorët e kësaj ngjarjeje i kanë bërë artistit kosovar, Xhafa është artist bashkëkohor i njohur për kërkimet e tij mbi realitetin shoqëror, ekonomik dhe politik, si dhe bashkëveprimin e tyre me shumëllojshmërinë e paqëndrueshme të shoqërisë moderne. "I vendosur në New York, veprat e Sislejt nuk mjaftohen me pasqyrimin e realitetit. Përmes artit të tij, Sislej e vë atë në pyetje", shkruhet në prezantimin e Xhafës si folës i "TEDx" në Prishtinë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Siljanovska bindshëm para Pendarovskit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Siljanovska bindshëm para Pendarovskit