Sissi i kërkon NATO-s të veprojë në Libi

/ATSH-AFP/ - Presidenti egjiptian Abdel Fattah al Sissi i kërkoi dje NATO-s të veprojë për ndërtimin e Libisë, të pushtuar nga dhuna që prej rrëzimit të regjimit të Muamar Kadafit nga një kryengritje e mbështetur nga NATO-ja.
Sissi dha një intervistë për gazetën britanike, Daily Telegraph, me rastin e vizitës së tij në Londër, gjatë së cilës do të bisedojë për bashkëpunim në çështjet e sigurisë me kryeministrin britanik David Cameron.
"Libia është një rrezik që na kërcënon çdo ditë. Nëse nuk ka qeveri, kjo krijon një boshllëk që mund të zihet nga ekstremistët", shprehet presidenti egjiptian për britaniken "Telegraph".
"Misioni nuk ka përfunduar krejtësisht. Ne duhet të mbështesim të gjitha përpjekjet për të ndihmuar popullin libian dhe ekonominë libiane", vazhdoi ai.
"Ne duhet të ndalojmë fluksin e fondeve dhe të armëve, si dhe të luftëtarëve të huaj që shkojnë drejt ekstremistëve. Të gjithë anëtarët e NATO-s, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe, që morrën pjesë në rrëzimin e Kadafit duhet të japin ndihmën e tyre", deklaroi presidenti egjiptian.
Libia ka rënë në kaos që prej rrëzimit të Muamar Kadafit, i cili u përmbys nga një kryengritje e mbështetur nga shumë vende të NATO-s.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari