Sistemi zgjedhor danez është një nga propozimet e sugjeruara për tu ndjekur edhe nga vendi ynë. Po çfarë do të thotë ky sistem për shqiptarët? Myslim Murriz, kreu i grupit parlamentar demokrat tha se ky sistem danez është një sistem rajonal me lista të hapura dhe korrigjim kombëtar. Kjo do të thotë që qytetarët zgjedhin deputetin që duan dhe se me korrigjimin kombëtar do të përftojnë partitë e vogla që në qarqe nuk marrin dot një mandat, por në rang kombëtar mblidhen të gjithë votat dhe përcaktohen sa mandate mund të marrin.

"Është një propozim rajonal me lista të hapura me korrigjim kombëtar. Problemi është që të jenë me lista të hapura që qytetarët të zgjedhin dhe jo vetëm të votojnë. Ata bishta në 2009 i vodhën partive të vogla rreth 20 deputete nga partitë e mëdha, pra nuk quhen më aq bishta. Kjo do të thotë korrigjim kombëtar. Kur një deputet x merre 40 mijë vona në rang kombëtar por nuk fiton asnjë mandat në qark vendi atëherë të përkthehet në mandate në rang kombëtar. Ne po përpiqemi të shkojmë te vota e shqiptareve dhe ata të vendosin, qytetarët të zgjedhin deputetin që duan dhe do të ketë një korrigjim kombëtar do të kemi një liste me numra që do të përfaqësoj një emër të caktuar që do të zgjidhet deputet", tha Murrizi.