Sistemi bankar rrit përqendrimin e aktiveve. 16 bankat sherbime konkurruese

/ATSH/- Sistemi bankar në vend gjatë këtij viti ka regjistruar një rritje të përqendrimit, të aktiveve në tre bankat më të mëdha, ndonëse në shumicën e produkteve sistemi bankar ngelet mjaft konkurrues, me 16 banka aktive në treg.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, dy bankat më të mëdha në vend, "BKT" dhe "Raiffeisen" në fund të muajit Shtator zotëronin gjithsej 48% të totalit të aktiveve të sistemit, nga 44.9% që zotëronin një vit më parë.
Ndërsa pesha e tyre në tregun e depozitave u rrit në 38.6%, nga 36.3% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2014. Rritje e përqendrimit vërehet edhe në pjesën e tregut të tre bankave më të mëdha, duke përfshirë edhe bankën "Intesa Sanpaolo".
Pjesa e tregut e tre bankave më të mëdha arriti në 58.8% të totalit të aktiveve, nga 56.5% që kishte qenë një vit më parë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social