Sistemi energjetik, PS: humbjet
në rrjet 45 %, CEZ vuri rekord
Pas denoncimeve të djeshme se qeveria i ka fshehur publikut dhe Kuvendit informacione të rëndësishme në lidhje me kontratën e privatizimit të OSSH-së, deputeti socialist Arben Ahmetaj bëri sot transparente sot humbjet në rrjetin energjetik. Ahmetaj: Pas 1964 CEZ vuri rekord të ri
TIRANE- Partia Socialiste deklaroi sot se privatizimi i OSSH-së është fillesa e krizës dhe e kolapsit në të cilën ndodhet sot sistemi energjetik. Pas denoncimeve të djeshme se qeveria i ka fshehur publikut dhe Kuvendit informacione të rëndësishme në lidhje me kontratën e privatizimit të OSSH-së, deputeti socialist Arben Ahmetaj bëri sot transparente sot humbjet në rrjetin energjetik. Sipas PS-se qeveria nuk ka monitoruar CEZ e cila në vend të zvogëlonte humbjet i rriti ato.
“Kompania CEZ ka pasur detyrimin ligjor që brenda një periudhe 6 vjeçare të ulë humbjet gjysmë për gjysmë. Deri në fund të 2014-tës, ishte parashikuar të ulte në 15% humbjet, por ajo që ka ndodhur është se situata reale e humbjeve nga 2008- 2012 është 45% “- tha Ahmetaj duke bërë publike me grafikë dhe skenën. Deputeti socialist nënvizoi se “ Sot niveli i humbjeve është mesatarisht 45 %, rekord humbjesh që nga 1964”
Duke i përkthyer në shifra vetëm në vitin 2011 “humbja rezulton 149 milionë euro, ndërsa vetëm për pjesën e parë të 2012 humbja rezulton të jetë 100 milionë euro”- tha Ahmetaj duke e shtuar se kjo humbje në pjesën e parë të 2012 “është e barabartë me prodhimin e HEC të Fierzës” dhe humbjen, sipas Ahmetajt e paguajnë qyetarët në faturën e energjisë e cila që prej 2005 është rritur 200%.
Në ditët në vijim Ahmetaj premtoi se do të bëjë transparente politikën e çmimeve me pakicë, si ja ka ngarkuar qeveria e Republikës së Shqipërisë çmimet konsumatorit familjar, si dhe politikën e çmimeve nga KESH tek CEZ për ti treguar shqiptarëve sesi është shkatërruar qëllimisht KESH dhe si është favorizuar CEZ në kurriz të Korporatës Elektro Energjitike, Buxhetit të Shtetit dhe të gjithë qytetarëve shqiptar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22