PRISHTINË-Ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, e ka  njoftuar te merkuren në nje takim Shefin e EULEX-it, Gabriele Meucci për marrëveshjen e dialogut me Serbinë me të cilën do të realizohet unifikimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, dhe do të sigurohet funksionimi i sistemit gjyqësorë në veri duke respektuar strukturat shtetërore dhe ligjet e Kosovës", sipas nje njoftimi .
Ministri Kuçi dhe shefi i EULEX-it, Meucci, theksuan nevojën për funksionalizimin sa më të shpejtë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përkatësisht emërimin e anëtarëve të Këshillit me qëllim të arritjes së kuorumit përbrenda Këshillit Gjyqësorë dhe si rezultat funksionalizimin e vendimmarrjes përbrenda këtij Këshilli. Gjithashtu u theksua edhe  rëndësia e procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit.
Në takim u bisedua edhe për funksionalizimin e Pallatit të Drejtësisë, dhe çështjeve të ndërlidhura me të.
"Gjithashtu, palët u pajtuan për  koordinim të mëtutjeshëm të aktiviteteve të përbashkëta në mes të Institucioneve të drejtësisë dhe EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit  të ligjit në vend", përfundon njoftimi./ATSH/