Sistemi raketor, Erdogan takon Putin

Turqia dhe Rusia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në luftën ndaj terroristëve në Siri. Kjo ishte kryefjala e konferencës së përbashkët mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe atij turk Rexhetp Tayip Erdogan, gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë.

Kështu, me tërheqjen e SHBA, Rusia dhe Turqia kanë marrë rol kryesor sa i përket luftës që po zhvillohet në Siri.

Në fjalën e tij, Putin i vlerësoi bisedimet në Moskë si "shumë të suksesshme", duke thënë se ato ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit të raporteve midis dy vendeve.

Ai theksoi forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, duke shtuar se një fond investimi ruso-turk do të tërheqë të paktën pesë miliardë dollarë investime.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi mes dy vendeve, Putin tha se gazsjellësi Rrjedha Turke që është në ndërtim e sipër do të mundësojë që Turqia të bëhet një vend tranzit për shpërndarjen e gazit natyror rus në Evropë.

Sa i përket fushës ushtarake, Presidenti rus tha se me homologun turk Erdoğan ka diskutuar transferimin e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 dhe blerjen e armëve të tjera, duke shtuar se Rusia dhe Turqia do të rrisin bashkëpunimin në këtë fushë.

Kujtojmë se lidhur me këtë çështje, Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkaur publikisht që Turqia të anulojë kontratën e blerjes për S-400, ndërsa SHBA-të kanë marrë edhe masa konkrete, duke bllokuar dërgimin në Ankara të pajisjeve ndihmëse të avionëve F35.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?