FIER - Situata paradoksale e shoqërojnë ditën e 1 majit në Fier. Ndërsa një grup të papunësh presin me orë të tëra, që ndonjë kalimtar t’u ofrojë punë, të tjerë e festojnë këtë ditë, që nëpër botë shfrytëzohet për të kërkuar sa më shumë të drejta, si dhe uljen e papunësisë.

Dhjetëra të papunë janë grumbulliuar në sheshin Omonia në pritje të ndonjë mundësie për punësim. Ndërsa zyra rajonale e punësimit në Fier njofton se në rang qarku janë të regjistruar mbi 16 mijë të papunë.

Një tjetër atmosferë është krijuar sot në Apoloni, ku qindra banorë të Fierit, por edhe nga qytet të tjera të vendit e kanë festuar ditën e 1 majit. Madje, bashkia e Fierit dhe qendra kulturore organizuan një koncert me këngë e valle, duke argëtuar të pranishmit.

Pushuesit tregojnë se shqiptarët e festojnë këtë ditë, ndonëse tradita e kërkon që banorët të ngrihen në protestë në kërkim të të drejtave të tyre.

Dita e 1 Majit është e njohur në shumë vende të botës dhe synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

(ad.ti/shqiptarja.com)