Për herë të parë pas rritjes së rasteve me Covid në vendin tonë, por edhe rritjes së rasteve me vdekje, Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë. Në konferencën me gazetaret, kreu i qeverisë nuk mendon për një mbyllje të dytë për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin. Sipas tij, kjo do të kishte përmasa kritike për të gjithë, ndaj kërkoi nga të gjithë qytetarët që të marrin përgjegjësitë e veta. Sa i takon bërjes së analizave në spitale private, Rama tha se kjo i takon ta vendosin autoriteteve përkatëse.
"Një mbyllje tjetër e Shqipërisë është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapje me polici dhe me ushtri për çdo qytetar është i pamundur. Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që hapen dhe është çdo qytetar që duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Ne po bëjmë çmos sa na takon, por unë nuk mendoj që ne duhet ti kthehemi mbylljes. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do ikë djhe ne nuk mundet dot mbyllu hapu derisa virusi ishte aty.
Mbyllja e parë ishte e duhur për tu përgatitur, por tani jemi të përgatitur për ta përballuar në frontin e shëndetit këtë rritje numrash. Por nëse duam të ruajmë këtë trend dhe duam të minimizojmë pasojat, çdo kush duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Të tjerat janë llafe. Ky është thelbi. Ne e kemi rritur numrin e testeve dhe testet i bën autoriteti përkatës, a ja jep apo nuk ja jep të drejtën spitaleve privatë të bëjnë apo mos bëjnë, kjo është çështje e autoritetet përkatës, jo e imja", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor: